Connect with us

Lajme

Përgjaket rëndë drejtësia shqiptare: ky gjykatës i Apelit vritet në sallën e gjyqit

Publikuar

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. Në Gjykatën e Apelit në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga shtetasi  Elvis Shkambi, plumbat e të cilit plagosën dhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).  

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi Policia e Tiranës.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit. Policia e Tiranës informoi se autori ka nxjerrë armën në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit dhe dy të tjerëve. Një grup hetimor do të punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy prokurorë të SPAK.

Pararakisht, thuhet se autori po humbiste një gjyq për pronën, nga ato që zgjasin me vite. Madje ai e kishte denoncuar historinë edhe në një emision investigativ.

Sipas pretendimit të tij vite më parë, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën të cilën e prendon.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Shkëmbi në Komisariat, sipas burimeve të ABC News.

Po kush ishte gjykatësi i vrarë?

Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor.

Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.

Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. /tesheshi.com/

Religjion3 minutes ago

Frutat e sinqeritetit | Islam Press

Lajme3 minutes ago

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime

Maqedoni3 minutes ago

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedoni51 minutes ago

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

Lajme51 minutes ago

Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

Shqipëri58 minutes ago

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

Lajme1 hour ago

Çka presin kosovarët nga verdikti i Hagës për Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin?

Maqedoni2 hours ago

“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Lajme3 hours ago

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Kosovë3 hours ago

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Shqipëri3 hours ago

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

NA NDIQ NË FACEBOOK