Lajme
Partia e Vllehëve në Maqedoni mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra për një Strugë më të mirë

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka marrë mbështetje të fuqishme nga Partia e Vllehëve në Maqedoni, e cila ka shprehur besimin se vizioni i tij për një Strugë më të mirë përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare.
Në një takim miqësor me përfaqësues të Partisë së Vllehëve, Qyra vlerësoi lart harmoninë dhe bashkëjetesën multikulturore që karakterizon qytetin e Strugës, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të mëdha të qytetit.
“Një nga vlerat më të mëdha të Strugës është bashkëjetesa mes kulturave që e pasurojnë qytetin tonë. Gjatë takimit me përfaqësuesit e Partisë së Vllehëve, diskutuam për këto vlera dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit,” deklaroi Qyra.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e rivendosjes së mësimit të gjuhës vllehe në shkollat e Komunës së Strugës, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të këtij komuniteti autokton.
“E kam thënë dhe do ta përsëris me krenari: do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Do të punoj me përkushtim për një qytet ku çdo qytetar ndihet i respektuar, i përfshirë dhe i vlerësuar,” shtoi Qyra.
















