Lajme
Pamje/ Shqiptarët në New York festojnë fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë


Në Arthur Avenue, Bronx, zemrën shqiptare të New Yorkut qindra tifozë kuqezi u mblodhën për të ndjekur ndeshjen dhe shpërthyen në brohorima e këngë patriotike pas triumfit.
Me flamuj në duar, fanella të Kombëtares dhe zemra plot emocione, shqiptarët e Amerikës e kthyen rrugën në një arenë gëzimi e krenarie kombëtare, duke treguar se fitorja kuqezi bashkon zemrat kudo ku ndodhen shqiptarët.























