Connect with us

Bota

Ngjan si mallkim kjo që ndodhi me këtij deputeti të ri socialist…

Publikuar

Dy vëllezër që nuk kanë asnjë lidhje tjetër veç të qënit vëllezër. Teksa njëri, deputet, Loer Kume, stomatolog dhe shkrimtar, po jepte në intervistë në media televizive, tjetri, Enea Kume, arrestohej nga SPAK për vepra kriminale.

Deputeti i ri socialist, një figurë tejet e respektuar shoqërore në Durrës,  ishte i ftuar në televizionin Ora News, gazetarja pyeti për arrestimin e vëllait.

“Loer, unë kam 3-4 minuta që shikoj një operacion të SPAK të zhvilluar ditën e sotme. Mediat raportojnë për arrestimin e vëllait tuaj, dhe në respekt të profesionit, unë dua t’ju pyes se për çfarë mund të jetë arrestuar vëllai juaj?”, pyeti gazetarja.

Deputeti socialist, pavarësisht se nuk e priste këtë episod, u duk se ishte i përgatitur.

“U vura në dijeni mbrëmë. Vëllai im është arrestuar, është i dyshuar. Detaje nuk di sepse nuk jam njohur akoma me rastin, dhe për sa kohë është i dyshuar, është i pafajshëm dhe duhet ta konsiderojmë të pafajshëm derisa të dënohet.

Im-vëlla ka një jetë të tijën dhe gjithsekush është përgjegjës për jetën, për drejtimet, për vendimet që merr në jetën e tij. Por të mos flasim para kohe, të mos e gjykojmë para kohe, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”, u shpreh deputeti Loer Kume.

Në një njoftim të SPAK-ut për Enea Kumen, thuhet se është i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, Loer Kume është krejt e kundërta e të vëllait. Pos një stomatolog i njohur në Durrës, në vitin 2011 me shtëpinë botuese Toena u botua libri i tij i pare i tij LUX, një përmbledhje me tregime që ngjalli kureshtje dhe reaksione në rrethet e lexuesve.

Ndërkohë, në vitin 2015 Loer Kume bashkëkrijon dhe merr pjesë në librin artistik antologjik të një grupi artistësh e poetësh të rinj të quajtur “Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale – A Dangerous Method”.

Përmes një cikli esesh nën titullin “Sfera Shqipe” është aktiv vazhdimisht në shtypin e përditshëm në analiza të fenomeneve shoqërore të shqiptarisë, kurse në vitin 2017, me shtëpinë botuese Albas boton romanin “Histori e shkurtër e rrëmujës”.

Në qershor të vitit 2019, Loer Kume shpallet fitues i çmimit “Kadare”, në një listë me 54 konkurrentë, me dorëshkrimin përmbledhje me tregime të quajtur “Amygdala Mandala”, me motivacionin ‘si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi, duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime me frymë të re në letërsinë shqipe.’

Vepra Amygdala Mandala doli në botim në korrik të 2019 nga shtëpia botuese UET Press. “Dhe pastaj ajo u bë pemë”, roman, është vepra e katërt personale e Kume, botuar ne 2024 nga shtëpia botuese Mediaprint.

Kështu, ngjan me një mallkim ajo që ndodh me deputetë të ndryshëm socialistë, të cilvë u dalin vëllezër apo të afërm me probleme me ligjin. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK