Lajme
Nga shtëpia e fëmijërisë në Bixhovë, Qyra premton ndryshim për Strugën

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me bashkëfshatarët e tij në Bixhovë, vendlindjen ku kaloi fëmijërinë.
“Në Bixhovë ndodhet shtëpia e fëmijërisë sime, aty ku mësova çfarë do të thotë punë, ndershmëri dhe dashuri për vendin dhe familjen. Pikërisht këto vlera dua t’i kthej në udhërrëfyes për Strugën tonë,” u shpreh Qyra.
Ai theksoi se udhëtimi i tij politik fillon nga rrënjët, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
“Me numrin 133 e bëjmë realitet këtë ndryshim!”, përfundoi kandidati i pavarur.















