Connect with us

Sport

“Ndjesë për tavanin”, djemtë e Kombëtares japin shembull në Serbi

Publikuar

Pas fitores historike ndaj Serbisë, Kombëtarja shqiptare tregoi edhe një herë kulturë dhe dinjitet. Para se të largoheshin nga stadiumi në Leskovac, kuqezinjtë pastruan plotësisht dhomën e zhveshjes, duke e lënë çdo gjë në rregull.

Një shembull që tregon se fitorja nuk është vetëm në fushë, por edhe në sjellje. Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, akuzoi ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë në Leskovc.

Në story-n e tij në Instagram, Radonjic postoi një foto të tij të veshur me një fanellën e kombëtares serbe, por edhe një flamur japonez, së bashku me hitin e njohur të Indira Radiç, “Heroji”.

“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten” është teksti i këngës që me sa duket Radonjiç ia ka dërguar trajnerit Stojkoviç, duke lënë të kuptohet se ai ka tradhtuar serbët në humbjen me Shqipërinë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK