Lajme
Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano

Ai mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë në vitin 1983, më pas “Profesor Doktor” dhe dy tituj “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos dhe Universiteti i Barit në vitin 2000.
Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare pas problemeve të rënda shëndetësore.
Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë, në një familje të lidhur me artin dhe kulturën. Ai përfundoi studimet për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës dhe më vonë ndoqi specializime jashtë vendit, përfshirë Vjenën, ku ishte studiues pranë Institutit të Studimeve Ekonomike të vendeve të Lindjes.
Ai mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë në vitin 1983, më pas “Profesor Doktor” dhe dy tituj “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos dhe Universiteti i Barit në vitin 2000.
Ai ka shërbyer tre herë si kryeministër dhe për 14 vjet e 1 muaj si kryetar i Partisë Socialiste, përfshirë vitet e burgut kur socialistët vendosën ta mbajnë kryetar.
Në vitin 2023, Kryeministri Edi Rama i akordoi Fatos Nanos “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik, si dhe për reformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste.















