Connect with us

Lajme

Ministri Durmishi: Me planin e ri të rritjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor afrohen me tregun e vetëm evropian

Publikuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në Forumin Investues BE–BP6, kushtuar perspektivës së re evropiane ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri Durmishi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrim ekonomik, stabilitet dhe rritje të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se me Planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, hapen mundësi të reja që ekonomitë e rajonit të afrohen më shumë me tregun e vetëm evropian, përmes reformave, investimeve dhe modernizimit.

“Po punojmë për një ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, me fokus në tranzicionin energjetik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe integrimin e kompanive vendore në zinxhirët evropianë të vlerës,” deklaroi ministri Durmishi.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut e sheh të ardhmen e saj si urë lidhëse midis rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke ndërtuar një ekonomi që krijon besim, parashikueshmëri dhe mundësi të reja për qytetarët dhe investitorët.

NA NDIQ NË FACEBOOK