Lajme
Mexhiti: Ekologjia do t’i takojë LD-së, nuk ka bisedime për rikonstruim të qeverisë

Sa i takon ndarjes së kulaçit qeveritar, pasi Bekim Sali nga Alternativa ishte paralajmëruar se do marrë postin e zëvendëskryeministrit të parë, Ministria e Ekologjisë sipas Izet Mexhitit pritet t’i takojë LD-së.
“LD do të ketë ministër të Ekologjisë në pushtetin qendror edhe pozicione tjera. VLEN është punë ekipore, mund t’ju them se gjatë fushatës kemi funksionar bashkë pa asnjë ndarje. Më tepër është frymë ekipore dhe e kemi dëshmuar se gjatë fushatës shumë pak janë përmendur partitë e vogla”, tha ai, duke shtuar se nuk ka bisedime serioze për rikonstruim të qeverisë.
















