Lajme
Merale Ferati: Ta vulosim fitoren e VLEN dhe Bilall Kasamit për Tetovën

Merale Ferati në emër të Forumit të gruas së VLEN në fjalimin e saj sonte në Marshin e fitores në Tetovë bëri thirrje që të votohet VLEN dhe Bilall Kasami.
Ajo tha se këto zgjedhje nuk janë garë vetëm për kryetar komune, por që përcaktojnë njëherësh atë se çfarë kahe politike do të merr vendi.
“Këtu i kemi burrat që janë simbol i ndryshimit, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së ndershme. Në si nëna që duam më të mirën për fëmijët tanë, ku do të ketë punë, arsim, zhvillim që të mos shkojnë larg fëmijët tanë në mërgim siç bëri BDI për 20 vjet, ta votojmë VLEN dhe Bilall Kasamin në raundin e dytë dhe ta vulosim fitoren e VLEN që një herë e përgjithmonë t’i themi jo zullumit që e patëm për 20 vite”, tha Merale Ferati.


















