Maqedoni
Mendi Qyra: Zëri i Koroshishtës, frymëzim për ndryshimin në Strugë

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, u takua me banorët e Koroshishtës, ku ndau vizionin e tij për një Strugë më të pastër, më funksionale dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
“Pata kënaqësinë të dëgjoj zërat e banorëve, idetë dhe shqetësimet e tyre. Çdo mendim i juaji është një hap drejt ndryshimit që duam”, theksoi Qyra, duke shtuar se bashkëpunimi me qytetarët është çelësi për të ndërtuar një Strugë më të mirë për të gjithë.
Takimi në Koroshisht shënoi një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e tij për #Ndryshimin që ka filluar
















