Lajme
Mendi Qyra kërkon garanci edhe nga kryeministri për realizimin e projekteve të tij

Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë për realizimin e projekteve të tij në kuadër të Programit 133. Ai falenderoi liderët e Koalicionit VLEN për përkushtimin dhe besimin e dhënë që nga fillimi në vizionin e tij për një Strugë funksionale, të zhvilluar dhe me dinjitet.
“Për të realizuar Programin 133, gjithmonë kam kërkuar bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të fortë nga Qeveria”, tha Qyra.
Ai ftoi zyrtarisht kryeministrin Hristijan Mickoski të vizitojë Strugën dhe të japë garancinë e qeverisë për realizimin e këtij programi, i cili synon të sjellë zgjidhje konkrete për sfidat me ujësjellësin, infrastrukturën, qarkullimin urban, sigurinë, funksionalitetin dhe zhvillimin ekonomik të qytetit./Zyrtare.net/


















