Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut voton për pushtetin lokal: 1.8 milion të drejtë vote

Publikuar

Foto: AA

Në orën 07:00 të mëngjesit, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë hapur vendvotimet për zgjedhjet lokale, ku të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë.

Procesi zgjedhor zhvillohet në 3.474 vendvotime në të gjithë vendin, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 80 komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Në garë janë 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për këshillat komunalë – gjithsej 10.490 kandidatë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh apo kandidatura të pavarura. Gara më e fortë pritet të jetë në Qytetin e Shkupit, ku për postin e kryetarit janë paraqitur 16 kandidatë.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK