Lajme
“Llërca dhe fshatrat e Zhelinës, fshatra evropian”, shefi i shtabit të VLEN Adnan Azizi publikon fotot

Adnan Azizi, shefi i shtabit të koalicionit VLEN ka shpërndarë së fundmi fotografi nga vendlindja e tij, fshati Llërc nga komuna e Zhelinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi shkroi: “Llërca dhe fshatrat e komunës së Zhelinës po marrin pamje të fshatrave evropiane!”
Fotografitë e ndara tregojnë ndryshime në infrastrukturë, rrugë të rregulluara dhe peizazhe të pastruara, duke nxjerrë në pah zhvillimin dhe modernizimin e Zhelinës e cila udhëhiqet nga kandidati aktual i VLEN-it për këtë komunë, Blerim Sejdiu.
















