Connect with us

Shqipëri

LIVE! Kërkoi anulimin e vendimit për zgjedhjet në Tiranë, GJK rrëzon Begajn. Vijon seanca për Veliajn

Publikuar

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim.

“I qëndrojmë parashtrimit që kemi, mendojmë se Gjykata Kushtetuese është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, deklaroi pala mbrojtëse e Erion Veliajt.

Pasi trupa gjykuese u tërhoq dhe shqyrtoi kërkesën, vendosi ta rrëzojë në këtë fazë, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështje.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha kryetarja e Kushtetueses.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë: Erald Jonuza, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir Rusmali.

The post LIVE! Kërkoi anulimin e vendimit për zgjedhjet në Tiranë, GJK rrëzon Begajn. Vijon seanca për Veliajn first appeared on JavaNews.al.

Shqipëri13 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK