Connect with us

Lajme

Kasami vazhdon takimet edhe natën: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren e madhe

Publikuar

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar takimet me aktivistët dhe përkrahësit e partisë pas fitores së 19 tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë që kanë pasur lagjet Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit në këtë fitore, duke i cilësuar si vendimtare në rezultatet e arritura.

“Lagjet Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit, si çdo vendbanim tjetër, ishin vendimtar në fitoren e 19 tetorit, e ne sonte vizituam shtabet për t’i falënderuar aktivistët dhe përkrahësit tanë për mbështetjen që na e dhanë,” – ka shkruar Kasami.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim të plotë për zgjedhjet e 2 nëntorit, duke theksuar se “më e mira do të vijë atëherë, kur të gjithë së bashku duhet ta vulosim fitoren e madhe dhe bindëse si asnjëherë më parë”.

Kasami ka falënderuar të gjithë aktivistët, banorët dhe përkrahësit për besimin e dhënë dhe për kontributin e tyre në fushatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK