Connect with us

Lajme

Kasami: Tetova nuk ndalet – qytetarët e Gam Gam, Qendrës dhe Sahat Mëhallës shprehën mbështetje të fuqishme

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim me banorët e lagjeve Gam Gam, Qendër dhe Sahat Mëhallë, ku atmosfera ishte e mbushur me energji, entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe qytetare.

“Banorët folën me zë të lartë e të fuqishëm! Në një atmosferë elektrizuese, me një numër të lartë bashkëqytetarësh, u bashkuam për të dëshmuar se ndryshimi i vërtetë do të vazhdojë,” tha Kasami në fjalimin e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj vizionit për një Tetovë moderne, të pastër, me infrastrukturë funksionale, shërbime cilësore dhe zhvillim ekonomik për të gjithë.

“Së bashku kemi bërë shumë, por ajo që vjen do të jetë edhe më e madhe. Energjia, dashuria dhe besimi që pamë sonte na japin forcë për të vazhduar me më shumë përkushtim në Kapitullin e Dytë. Tetova s’ndalet!” shtoi Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK