Connect with us

Lajme

Kasami: Reçica e Madhe po transformohet, punë të mëdha na presin në mandatin e dytë

Publikuar

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sot ka vizituar Reçicën e Madhe, ku ka falënderuar banorët për mbështetjen më 19 tetor, si dhe u ka shpalosur planet për mandatin e dytë.

Kasami në një postim në Facebook shkruan se në mandatin e dytë do të ketë shumë punë të mira për Reçicën e Madhe.

“Bashkëbisedim i frytshëm me banorët e Reçicës së Madhe rreth vizionit tonë për Tetovën. I falënderova për përkrahjen dhe theksova se do të vazhdojmë të investojmë në Reçicë të Madhe, ashtu si në çdo vendbanim të Tetovës”.

“Ecëm në këtë lagje për të takuar banorët dhe i pamë edhe punët e mëdha që janë bërë për Reçicën e Madhe gjatë mandatit të parë: Rrugën magjistrale nga Reçica e Vogël deri te stadiumi i Reçicës së Madhe; Peshorja për bujqit e Reçicës së Madhe; Stadiumi i shkollës; Parkingu i shkollës; Rruga nga Xhamia e Madhe deri te Xhamia e Re në drejtim të Kalecit; Dhe mbi të gjitha, rruga që do ta lidhë Reçicën e Madhe me autostradën, një nga projektet më të rëndësishme në këtë zonë”, ka shkruar Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK