Connect with us

Lajme

Kasami: Përgjysmuam borxhin, kemi krijuar edhe strategji zhvillimi, Rexhepi nuk ka program!

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëherit kandidat për mandatin e dytë në këtë komunë në emisionin “Debat Përnime” të udhëhequr nga gazetarja Jeta Xhara, përball kundër-kandidatit, ka folur për punët që janë realizuar Brenda mandatit katër vjeçarë duke zbuluar kështu edhe prioritetet që ka për katër vitet në vijim, pas 19 tetorit.

Kasami tha se Tetovën e ka gjetur në katrahurë dhe me borxh prej 24 milion eurosh. Tha se për 4 vite ka punuar dhe ka përgjysmuar borxhin po ka punuar dhe ka zhvilluar një numër të madhë të projekteve.

“Dall ballë lartë përball Tetovarëve, kemi krijuar gjashtë dokumente strategjike përmes të cilëve Tetova do të zhvillohet në bazë të dokumenteve strategjike. Duke ditur që qytetarët kanë nevoja sociale, do të zhvillohemi në bazë të dokumentit për zhvillim strategjik social. Kemi krijuar strategji për zhvillim të turizmit”, ka deklaruar Kasami.

Ai tha se gara për Tetovën është e padrejtë sepse, Rexhepi nuk ka program dhe se rrugën për në fshatin e Rexhepit, aktualisht është duke e realizuar komuna. Gjithashtu është duke u ndërtuar edhe shkolla në fshatin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK