Lajme
Kasami nga Saraqina: Premtimet e mbajtura po ndryshojnë jetën e banorëve

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për edhe një mandat, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Saraqinë.
Kasami tha se falë angazhimit të Komunës, ky fshat sot ka ujë të pastër dhe rrugë moderne. Ai theksoi se është hapur një pus i ri që ka zgjidhur problemin shumëvjeçar të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa është ndërtuar edhe rruga e re e fshatit, e cila ka sjellë siguri për fëmijët dhe kushte më të denja për banorët.
“Gjithashtu lajmi i mirë është se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës për tek lagjja e re. Këto nuk janë thjesht projekte ndërtimi, këto janë premtime të mbajtura”, theksoi Kasami.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë “me një zë”, për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të shpresës për Tetovën.
















