Connect with us

Lajme

Kasami në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, Tetova meriton të jetë epiqendër e artit dhe kulturës

Publikuar

Mbrëmë në Tetovë u hap solemnisht edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, i cili do të zhvillohet nga 1 deri më 6 tetor.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me ç’rast e vlerësoi festivalin si një dëshmi se qyteti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në qendër të artit dhe kulturës.

“Tetova e meriton të jetë epiqendër e aktiviteteve kulturore dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm çdo iniciativë që sjell gjallëri dhe frymëzim për qytetarët tanë”, tha Kasami, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij festivali.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK