Lajme
Kasami: Kundërkandidatët e mi i morën votat duke përbaltur figurën time, përdorën fushatë të egër dhe të ulur

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, në një intervistë për TËVË1, ka folur për procesin zgjedhor, si dhe raundin e dytë që do të zhvillohet pas dy jave.
Kasami tha se kundërshtarët e tij, i kanë marrë votat duke përdorur propagandë të egër dhe të ulët ndaj figurës së tij. Kasami tha se është akuzuar dy herë për një çështje nga kundërshtarët e tij.
“Kundërshtarët politik patën strategji jopolitike, por që dha rezultatet e tyre, që ka qenë në përbaltjes së figurës sime edhe te shqiptarët edhe te maqedonasit. Më kanë akuzuar në dy raste për të njëjtën çështje – te shqiptarët më kanë akuzuar se do të ndërtojë kishë serbe, ndërsa te maqedonasit ortodoks më kanë akuzuar se do ët ndërtojë xhami në qendër të Tetovës. Dhe nuk e dijnë se kryetari i komunës nuk ka të bëjë me këtë. Kjo propagandë pati sukses pasi ishte agresive dhe e ulët, si dhe nuk la hapësirë për ta sqaruar. Pra sikur çdo kund tek shqiptarët, ka medie pro dhe kundër, dhe nuk kemi media ku do të mund ta sqaronim atë që deshëm”, tha Kasami.
Sa i përket raundit të dytë, ai tha se gjithçka është në kuadër të planit të shtabit të përgjithshëm dhe lokal.
“Gjithçka është në kuadër të planit të shtabeve. Nga dje kemi nisur takimet me qytetarët. Edhe për dy javë do të prezantojmë ato pjesë të programit tonë që nuk arritëm të prezantojmë para qytetarëve, pasi bëhet fjalë për program të zgjeruar. Bëhet fjalë për projekte në realizim e sipër, të cilat nuk patëm kohë t’i realizojmë. Bëhet fjalë për projekte madhore për qytetarët dhe për Tetovën”, tha Kasami.
















