Connect with us

Lajme

Kasami: Grumbulluam 19 mijë vota, më 2 nëntor së paku 29 mijë vota

Publikuar

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga VLEN, Bilall Kasami në Marshin që u mbajt sonte në këtë qytet, në përmbyllje të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, tha se jemi për të konfirmuar edhe një herë se e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është VLEN.

“VLEN kudo ku drejton me komuna edhe në të ardhmen do të realizojë projekte për rininë, sepse rinia nuk pranoi degjenerimin e funksionarëve të BDI-së dhe ua dha mesazhin se nuk e kanë vendin në Tetovë”, tha Kasami.

Ju them faleminderit, siç tha për 19 mijë votat që morëm në Tetovë më 19 tetor, që siç tha ishte, “konfirmim i punës që e bëmë këto 4 vite se tetovarët e duan punën, sakrificën dhe angazhimin”.

“Prandaj me këto 19 mijë vota shkojmë përpara që më 2 nëntor t’u tregojmë edhe atyre pak që kanë mbetur në anën tjetër që për çfarëdo arsye kanë votuar numrin 4, ju themi se kanë miliona arsye më 2 nëntor të votojnë numrin 7, sepse numri 7 për 4 vitet e ardhshme do t’u sjell zhvillim, vende pune që të rinjtë të mos braktisin vendin”, tha Kasami.

Ai nënvizon se do të sjell ekonomi, kulturë si dhe stadiumin e qytetit, ku kjo rini, këta tetovarë të gjithë ata që e duan Shkëndijën, siç tha “do të mund të përcjellin lojërat edhe brenda edhe ndërkombëtare që i luan Shkëndija jonë”.

“Ne arritëm të sigurojmë 19 mijë vota, më 2 nëntor për atë që do ta realizojmë 4 vitet e ardhshme ne do te arrijmë të grumbullojmë së paku 29 mijë vota”, tha mes tjerash Kasami.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK