Connect with us

Maqedoni

Izet Mexhiti dhe Mendi Qyra takojnë qytetarët: Struga zgjodhi drejt, koha për fitoren përfundimtare!

Publikuar

“Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!”, deklaroi sot një nga liderë e VLEN-it, Izet Mexhiti i cili së bashku me kandidatin Mendi Qyra takuan qytetarët në fshatin Dollogozhdë.

Mexhiti theksoi se takimi ishte i mbushur me energji dhe entuziazëm, duke përgëzuar qytetarët që votuan për ndryshimin dhe i çuan drejt fitores në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Kandidati i pavarur me mbështetjen e VLEN-it, Mendi Qyra, doli i pari në Strugë dhe tashmë hyn në raundin e dytë më 2 nëntor, ku pritet të kurorëzojë “fitoren qytetare”.

“Sot në Dollogozhdë u takuam me qytetarët që besuan në ndryshim. Struga është gati për hapin vendimtar. Më 2 nëntor, Struga voton për ndërgjegje, për zhvillim dhe për njeriun që punon për qytetin e vet,” u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se Mendi Qyra është “zëri i Strugës”, ndërsa theksoi bindjen se këtë herë “Struga do të flasë fuqishëm, për fitoren e vërtetë”./Zyrtare/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK