Connect with us

Lajme

Humanisti nga Kosova bën thirrje të votohet Shkodran Alili për kryetar të Kërçovës

Publikuar

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale. Kandidati për kryetar të Kërçoves, Shkodran Alili ka marrë përkrahje të çmuar nga Kosova, përkatësisht nga humanisti dhe ish presidenti i FC Malishevës, Afrim Bytyqi.

Humanisti i njohur, Bytyqi i ka bërë thirrje qytetarëve të Kërcovës që të votojnë për Shkodran Alilin.
Bytyqi ka thënë se Alili është njeriu i duhur dhe qytetarët nuk duhet ta humbin këtë rast, nëse e duan një kryetar që punon fuqishëm për intereat e komunës.
Bytyqi është i njohur në publik për mbështetjen që u jep familjeve me asistencë sociale.
Veçanërisht, ai ndër vite ka dhënë kontribut të madh në fushën e sportit, përkatësisht promovimit dhe përkrahjes së klubeve vendore të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK