Connect with us

Lajme

Hoxha për incidentin në Ladorisht të Strugës: Dhuna dhe frika nuk do të ndalin frymën e ndryshimit

Publikuar

Shtabi i VLEN në Strugë ka dënuar aktin e dhunës që ndodhi në shkollën fillore në Ladorisht, ku një aktivist i saj, njëherësh punonjës i arsimit u sulmua fizikisht nga një i punësuar tjetër i institucionit.

Sipas shefit të Shtabit të VLEN në Strugë, Albrim Hoxha, ky akt i shëmtuar, me prapavijë të qartë politike, “është pasojë e tensioneve të nxitura gjatë fushatës dhe e gjuhës denigruese e përçarëse që është përdorur nga eksponentë të AKI-së në Strugë”.

“Kjo ngjarje tregon edhe njëherë pasojat e politizimit të skajshëm të institucioneve publike, përfshirë arsimin – një sektor që duhet të jetë shembull i edukatës, respektit dhe tolerancës. Ne bëjmë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dinjitet”, tha në konferencën e sotme për media, Hoxha.

Struga, shton ai, nuk duhet të bjerë pre e provokimeve dhe se dhuna dhe frika nuk do të ndalin frymën e ndryshimit.

“Të dielën, më 2 nëntor, struganët e lirë do të flasin me votën e tyre. Do të zgjedhin dinjitetin, bashkimin dhe drejtësinë. Struga do të festojë – sepse Mendi Qyra do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim. Ky është fundi politik i dhunës dhe i atyre që kanë keqpërdorur pushtetin për përçarje. Koha e ndryshimit ka ardhur”, ka thënë Hoxha.

Advertisement