Lajme
Finsik Mela: Përkujdesje për pensionistët e Dibrës, prioritet i programit tonë

Sot, kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Finsik Mela, së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Vahit Ferati, u takuan me pensionistët dibranë për të diskutuar mbi mirëqenien sociale dhe sfidat e tyre.
“Mireqenia sociale është zemra e programit tonë – në këto 15 muaj kemi rritur pensionet me 6.000 denarë dhe do të vazhdojmë ta forcojmë mbështetjen për gjeneratat që ndërtuan vendin tonë”, tha Mela.
Ai shtoi se në nivel lokal do të ketë fokus të veçantë për të moshuarit, duke ofruar më shumë shërbime, kujdes dhe dinjitet.
Finsik Mela theksoi: “Respekt për të kaluarën, kujdes për të tashmen, siguri për të ardhmen. Një zë për mirëqenien sociale.”/Zyrtare.net/


















