Lajme
Feti Abazi nga Tetova: Pollogu do reflektojë në ditët e ardhshme

Feti Abazi nga VLEN, në festën e fitores nga sheshin Iliria në Tetovë, ka folur si fitues i garës për Bogovinën me 5292 vota, gjithsejt 94 vota dallim nga kundërkandidati i tij nga AKI. Ai, është shprehur:
“Mirmbrëma Pollogu! Faleminderit nga secili që keni duruar dhe na keni përkrahur në këtë periudhë.
Falenderim i veçantë, shkon për brezin e ri.
Pollogu do të reflektojë në ditët e ardhshme, shpresoj qe nuk do ngeleni të zhgënjyer”, ka përfunduar fjalimin e tij, Feti Abazi.

















