Lajme
Feti Abazi në Zherovjan: Përpos projekteve bazë, do mbështesim edhe klubin e volejbollit dhe të atletikës

Gati 20 vjet ju i dëgjoni të njejtat fjalë, neve problemet na ngelin. Në secilin fund të mandatit, premtimet e shkruara nuk realizohen, ka deklaruar gjatë një vizite për hapje shtabi, kandidati i VLEN në Zherovjan të Bogovinës.
“Platforma jonë është e mbështetur në gjëra konkrete. Problematikat, në secilat vendbanime janë gati se të njejta: uji, trotuari, kanalizimi, etj. Për 4 vjeçarin e kalum, shumica e projekteve janë bërë me vetfinancim. Për momentin egziston koalicioni VLEN në qeveri”, është shprehur ai.
Tutje, ka prezantuar pikat programore të tij, për Zherovjanin:
“Në programin tonë, është përfshirë:
1. Kënd lojërash për fëmijë.
2. Rikonstrumi i fushës sportive.
3. Këndi për lojërat.
4. Rikonstruimi i sallës sportive.
5. Rikonstruimi i rrugës fushore për në Radiovcë.
Kur flasim për ekologji, ndriçim publik, apo begatonka. Ato do ti marrim si punë komunale të detyrueshms, e jo si premtime.
Kemi paraparë buxhet të veçant edhe për klubin e volejbollit Liria dhe klubin e atletikës, në Zherovjan. Të cilat i parashohim me mbeshtetje të veçant. Çështja e ujit është bërë fenomen në vetvete. Uji do zgjidhet me çështjen e ujit të Sumrekës, që perfshin edhe Zherovjanin. Në mandatin tim 4 vjeçar, këto projekte do realizohen”, ka përfunduar Feti Abazi.
















