Connect with us

Maqedoni

Feti Abazi dhe Blerim Sejdiu, diskutojnë për zhvillimin e komunës në fshatin Pirok

Publikuar

“Pas namazit të xhumasë në fshatin Pirok, u zhvillua një takim miqësor me banorët e fshatit për një kafe dhe bisedë të hapur, së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun”, ka shkruar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Tutje, ai ka potencuar se biseda është zhvilluar, në frymën e zhvillimit të përgjithëm të komunës së Bogovinës.

“Në këtë takim na nderoi me praninë e tij kryetari i Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, i cili bashkëbisedoi ngrohtësisht me qytetarët rreth çështjeve të përditshme dhe mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të komunës duke i dhënë përkrahje kandidatit për kryetar të komunës së Bogovinës z.Feti Abazi.

Takimi u shënua nga një atmosferë mirëkuptimi, respekti dhe bashkëpunimi, duke reflektuar lidhjen e ngushtë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit lokal, si dhe përkushtimin për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka përfunduar Abazi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK