Connect with us

Lajme

Ferit Idrizi: Përkrahja e qytetarëve të Pestovës po vazhdon të jetë e madhe

Publikuar

Kandidati i PDK’së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e Pestovës, të cilët i ka falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ai theksoi se bashkë me partnerët e koalicionit kanë diskutuar për prioritetet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe për planet zhvillimore për të ardhmen e komunës.

“Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie!”, u shpreh Idrizi.

NA NDIQ NË FACEBOOK