Connect with us

Kosovë

Ferit Idrizi: Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës

Publikuar

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur një tubim me gratë dhe vajzat e komunës.

Në këtë takim, Idrizi prezantoi edhe kandidatet për Kuvendin Komunal, të cilat i cilësoi si gra të afta, të përkushtuara dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Vushtrrisë.

“Në tubimin me gratë dhe vajzat e komunës sonë, nga ku morëm përkrahje të jashtëzakonshme, u ndje fuqia dhe besimi për rrugën që kemi nisur bashkë. Në këtë takim i prezantuam edhe kandidatet tona për Kuvendin e Komunës, gra të afta, të përkushtuara dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Vushtrrisë. Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës, duke e bërë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje, siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë”, tha ai.

https://www.facebook.com/share/r/1A2iucdW62/?mibextid=wwXIfr

NA NDIQ NË FACEBOOK