Connect with us

Lajme

Fatmir Sabriu, takim me drejtoreshën e Bankës Botërore, Karol Mezhevan

Publikuar

Sekretari i ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, Fatmir Sabriu. Ditën e sotme, ka realizuar një takim me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë, Karol Mezhevan, në lidhje me temën: “Administrimi dhe Reformimi i sistemit të sigurimit social, në vendin tonë”. Momentet e takimit, i ka ekspozuar Sabriu, në platformën e tij sociale në Facebook:

“Takim me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën.

Sot zhvilluam një takim të frytshëm me përfaqësuesen e Bankës Botërore, ku diskutuam për projektin e administrimit dhe reformimit të sistemit të sigurimit social në vendin tonë .

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve sociale, forcimit të mbrojtjes për qytetarët dhe ndërtimit të një sistemi më të drejtë dhe efikas”, ka shkruar Sabriu.

Advertisement