Connect with us

Lajme

Fatmir Sabriu përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Konferencën e 10-të të Ministrave për Rini në Këshillin e Europës

Publikuar

Sekretari Shtetëror për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka marrë pjesë në Konferencën e 10-të të Ministrave përgjegjës për rininë, e cila u zhvillua në kuadër të Këshillit të Europës.

Në fjalën e tij, Sabriu theksoi rëndësinë e ndërtimit të politikave rinore gjithëpërfshirëse, që u mundësojnë të rinjve të kenë zë dhe ndikim real në formësimin e së ardhmes së tyre.
“Rinia nuk është vetëm e ardhmja jonë — ajo është forca që po e ndryshon të tashmen. Ne do të vazhdojmë të investojmë në edukim, pjesëmarrje aktive dhe mundësi të barabarta për çdo të ri në vendin tonë,” deklaroi Sabriu.
Ai shtoi se përfaqësimi i Maqedonisë së Veriut në këtë forum të rëndësishëm evropian tregon përkushtimin e vendit për të avancuar politikat rinore dhe për të fuqizuar rolin e të rinjve në shoqëri.
Konferenca mblodhi përfaqësues nga i gjithë kontinenti, të cilët shkëmbyen përvoja dhe ide për zhvillimin e politikave të qëndrueshme për rininë në nivel evropian.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK