Connect with us

Lajme

Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

Publikuar

Veriu.info ka raportuar se si këtë javë disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri kanë nisur një fushatë denigruese nga kryetarit aktual dhe njëherësh kandidatit të PDK-së për kryetar, duke e akuzuar se ka lëshuar leje për një pllakë përkujtimore për disa serbë të vrarë në luftimet mes forcave pushtuese serbe dhr UÇK-së në vitin 1999.

Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)

Në një përgjegje për Veriu.info, Komuna e Vushtrrisë i kishte demantuar këto pretendime, duke thënë se nuk ka lëshuar kurrfarë leje, madje për dëshmi kishte ofruar një ortofoto nga gjeoportali shtetëror të vitit 2018, ku shihej se ajo pllakë ishte e vendosur aty edhe në vitin 2018.

Veriu.info ka siguruar foto ekskluzive të ceremonisë së perurimit të kësaj pllake në Prelluzhë, e cila ishte e vendosur në vitin 2003.

Foto e ceremonisë në vitin 2003

Në këtë foto shihet edhe kulmi i objektit pas pllakës që është i dëmtuar rëndë, që dëshmon se pamjet janë të shumë viteve më përpara.

Po ashtu në foto të ceremonisë shihet edhe një lis prapa, përderisa në foton e publikuar nga eksponentë e zyrtarë të LVV-së në Vushtrri shihet se prapa objektit është e vendosur një atentë me konstrukt metalik./Veriu.info

Foto e publikuar nga aktivistë të VV në tetor 2025
Foto e publikuar nga aktivistë të VV në tetor 2025

NA NDIQ NË FACEBOOK