SKENA
Dubai – Modelja shqiptare ndez rrjetin me poza provokuese

Personazhi i njohur i televizionit dhe rrjeteve sociale, Vivien Thano, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave pas publikimit të disa pozave provokuese me bikini nga Dubai. Ish-e dashura e reperit të njohur Getinjo ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve në rrjet, jo vetëm për paraqitjen, por edhe për deklaratat e guximshme që kanë ngjallur debate.
Sipas postimeve të fundit, Thano duket se po kalon disa ditë relaksi në këtë destinacion luksoz, që shpesh vizitohet edhe nga modelet shqiptare. E veshur me një palë bikini të zeza, Vivien ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.




















