Lajme
Drejtori i arrestuar i Higjienës Komunale, Rustemi paraqitet në prokurori: “Gjithçka është e pastër”
Publikuar
para 11më

“Gjithçka është e pastër” – ishte komenti i parë i drejtorit të dyshuar të Higjienës Komunale, i cili u soll para gjykatës me kallëzim penal për mosmbledhjen e mbeturinave në Shkup.
Të dy të dyshuarit u sollën para Gjykatës Penale pas kallëzimit penal me të cilin kërkohej edhe paraburgim. Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, me pranga në duar, dha komentin e tij të parë.
Pyetje nga gazetarët: Pse nuk pastrohej plehrat në Shkup?
Sabahadin Rustemi: Gjithçka është e pastër.
Ata nuk kanë vepruar sipas planit operativ, kanë lejuar formimin e mini-deponive në rrugë dhe trotuare, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve të Shkupit – thuhet në njoftimin e Prokurorisë, pas ngritjes së kallëzimit penal ndaj drejtorit të Higjienës Komunale, Sabahadin Rustemi, dhe shefit të menaxhimit të mbetjeve, Aki Saiti.
Me kallëzimin penal janë përfshirë vetëm dy persona, ndërsa hetimi i përbashkët policor-prokurorial nuk ka prekur asnjë anëtar të Bordit Drejtues, megjithëse edhe ky organ në ndërmarrje ka kompetenca të mëdha për menaxhimin e mbeturinave të Shkupit.
Nga Prokuroria sigurojnë se hetimi deri tani ka gjetur prova vetëm kundër dy të arrestuarve. Të arrestuarit janë nga një strukturë politike, ndërsa kryetarja e Bordit Drejtues është nga një tjetër, e cila aktualisht drejton pushtetin shtetëror.
Nëse përcaktohet përgjegjësi edhe për persona të tjerë, do të veprojmë, sigurojnë nga Prokuroria, e cila ka hapur hetim ndaj Rustemit dhe Saitit për veprën penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbetjeve, vepër për të cilën parashikohet dënim me burgim nga 1 deri në 10 vjet./Marrë nga Telma/

You may like

Pas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Digjen makineritë në stadiumin e Shkëndijës, reagon Daut Beqiri: Nuk na ndal askush!

“Talir 1” sërish në pikën zero: Gjykimi nis për të shtatën herë!

Vizita në Arabinë Saudite, Azizi: Presim bashkëpunime konkrete dhe investime
Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Jakup Huseini: Do ta bëjmë Bërvenicën vend ku diaspora dëshiron të kthehet e të investojë

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

Ministria e Kulturës hap konkurset vjetore: Aplikimi bëhet vetëm online deri më 31 tetor

Pas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Hoxhaj për Thaçin: Partner i Perëndimit në Rambuje dhe më 2008, sot qëndron në burg me thashetheme

MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

Digjen makineritë në stadiumin e Shkëndijës, reagon Daut Beqiri: Nuk na ndal askush!

“Talir 1” sërish në pikën zero: Gjykimi nis për të shtatën herë!

Vizita në Arabinë Saudite, Azizi: Presim bashkëpunime konkrete dhe investime

Ambasadori amerikan takohet me Ramën, detaje nga vizita në Kryeministri

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro
