Lajme
Dauti: Në Tabanoc parandaluam një kanal ndërkombëtar të tregtisë me lëndë narkotike

Njësitë doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë parandaluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike, duke sekuestruar 130 kilogramë marihuanë.
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, është zbuluar sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, e cila ishte e fshehur me kujdes në pjesë të ndryshme të automjetit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj një shtetasi të Republikës së Serbisë është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.
Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, theksoi se ky aksion është dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të lartë të shërbimeve doganore.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër për rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të punës operative doganore. Vazhdojmë me kontrolle të shtuara që japin rezultate!”, tha Dauti.















