Lajme
Daut Memishi dhe artisti Rejan Etemi “pikturojnë” në natyrë!

Kandidati i VLEN Daut Memishi, sëbashku me artistin e njohur, Rejan Etemi – të rinj e të reja dhe fëmijë kanë pikturuar në natyrë. Sipas Memishit, pas marrjes së timonit të komunës do të punohet fuqishëm në ringjalljen e jetës artistike.
“Sot ishte një ditë e veçantë për artin dhe natyrën.🏞
Së bashku me artistin e njohur Rejan Etemi, me të rinj, të reja dhe fëmijë plot energji e talent, realizuam një koloni artistike ditore në natyrë. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, plot kreativitet, bashkëpunim dhe frymëzim.
Ky aktivitet tregon se ka potencial të madh artistik dhe një shpirt të gjallë kulturor që vetëm pret të ndriçojë.🎨
Si kryetar i ardhshëm i komunës, angazhimi im është i qartë: do të ringjall jetën artistike përmes aktiviteteve të rregullta, mbështetjes për talentët e rinj dhe krijimit të shoqatave kulturore e artistike. Arti do të ketë vendin që i takon në Tearcë!”, ka shkruar Memishi .
















