Shqipëri
Burri detyron gruan dhe të dashurën të kryejnë marrëdhënie në grup, më pas ato tentojnë vetëvrasje në Dajt! (VIDEO)

Një rrëfim rrënqethës u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një grua denoncoi ish-bashkëshortin për dhunë fizike, psikologjike dhe shantazh seksual, duke zbuluar një histori të errët treshe, filmime intime dhe tentativa për vetëvrasje.
Gruaja tregoi se pas zbulimit të tradhtisë, burri e detyroi të përfshihej në marrëdhënie treshe me të dhe një grua tjetër, ndërsa gjithçka filmohej me kamera.
“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme, nuk kisha zgjidhje tjetër,” – tha ajo mes lotësh.
Ajo zbuloi gjithashtu se gruaja tjetër ishte nën shantazh, pasi burri i saj e kërcënonte se do ta demaskonte te partneri, nëse nuk pranonte të vazhdonte marrëdhëniet intime me çiftin.
Situata degjeneroi deri në tentativë vetëvrasjeje në malin e Dajtit, ku të dyja gratë u përpoqën t’i jepnin fund jetës:
“Na kishte ardhur fundi, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi.”
Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti mohoi çdo akuzë, duke pretenduar se ishte vetë gruaja ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie në prani të saj dhe se historia po manipulohej kundër tij.
Edhe gruaja tjetër e përfshirë në këtë trekëndësh tragjik, konfirmoi se ishte nën presion të vazhdueshëm:
“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht.”
Në fund, denoncuesja shtoi se ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin 10-vjeçar, ndërsa përmbarimi i kërkon asaj pagesë për vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin — edhe pse janë në punë.
Stafi i “Fiks Fare” kërkoi përgjigje nga zyra e Përmbarimit, por as përmbaruesi dhe as drejtori nuk pranuan të komentonin rastin.
Një histori e errët, që tregon deri ku mund të shkojë dhuna, manipulimi dhe padrejtësia, duke lënë pas viktima të rrënuara emocionalisht e psikologjikisht.















