Connect with us

Lajme

Bujar Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

Publikuar

më

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media prezantoi projektet konkrete sportive të parashikuara në programin e tij zgjedhor, duke theksuar se prioritet do të jetë revitalizimi i plotë i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave sportive të qasshme për të gjithë qytetarët.

Osmani paralajmëroi se fillimisht do të nisë me rikonstruksionin e sallave dhe terreneve ekzistuese sportive, me qëllim që ato të bëhen sërish të qasshme për sportistët dhe qytetarët e Çairit.

“Salla sportive “Enver Idrizi” në Serovë, me të gjitha përmirësimet e nevojshme që do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve sportive në përputhje me standardet. Salla sportive “Vasil Gllavinov”, ndërhyrje urgjente, megjithëse e dini që “Vasill Gllavinov” është pjesë e projektit të madh të Mishel Rojkind, i cili përfshin shkollë të re, çerdhe të re, parking nëntokësor dhe kënd lojërash për fëmijë”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se do të pasojnë edhe rikonstruksione të disa sallave në lagje të ndryshme të komunës.

“Salla sportive “Imri Elezi” në lagjen Dizhon, rikonstruksion i plotë i të gjitha shërbimeve. Do të pasojnë gjithashtu edhe: “Liria”, “Shaban Tërstena” dhe “Partizan”, tha Osmani.

Në kuadër të programit sportiv, është parashikuar ndërtimi i terreneve të reja sportive të hapura me ndriçim në disa zona të komunës, të cilat deri më tani kanë qenë të lëna pas dore dhe të pasigurta për fëmijët dhe banorët.

“Do të ndërtojmë terrene të hapura sportive me ndriçim në disa shkolla fillore. Fushë futbolli e hapur në ‘Tefejuz’ në Gazi Babë, hapësirë rekreative për basketboll në ‘Hasan Prishtina’, hapësirë e kombinuar për volejboll dhe basketboll në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Fushë Topanë, si dhe instalimin e pajisjeve të reja sportive në lagjet urbane të Fushë Topanës dhe në Parkun e Çairit”, paralajmëroi Osmani.

Osmani theksoi se aktualisht Çairi disponon me katër objekte sportive, nga të cilat asnjëri nuk është plotësisht funksional, ndërsa dy janë të paarritshme për qytetarët pasi janë dhënë me koncesion klubeve private.

“Dy objekte janë jofunksionale, ndërsa dy të tjerë janë dhënë me marrëveshje klubeve private, prandaj qytetarët nuk mund t’i përdorin. Për këtë arsye, ‘Partizani’ është një nga projektet më të mëdha që do ta realizojmë gjatë këtij mandati, transformimi i tij në qendër sportive multifunksionale, të cilën tashmë e quajmë “Shaban Sejdiu”, në nder të kampionit që vjen nga Çairi dhe e ka përfaqësuar Çairin në mbarë botën”, deklaroi Osmani.

Në kuadër të vizionit për infrastrukturë sportive moderne, Osmani paralajmëroi ndërtimin e një salle të re sportive pranë Shkollës Fillore “Jashar Beu” në Dyqanxhik, projekt ky që ishte paralajmëruar prej vitesh, por asnjëherë nuk ishte realizuar.

Shkolla “Jashar Beu” nuk ka sallë sportive. Disa herë është vendosur gurrëthemeli para zgjedhjeve, por ndërtimi asnjëherë nuk ka filluar. Kjo është një domosdoshmëri dhe duhet ta bëjmë realitet ndërtimin e sallës sportive në “Jashar Beu” në Dyqanxhik”, theksoi Osmani.

Osmani njoftoi se realizimi i këtyre projekteve do të financohet përmes ministrive, Qeverisë dhe fondeve evropiane, për çka tashmë është formuar një ekip i posaçëm i ngarkuar me përgatitjen dhe aplikimin e projekteve.

Përveç revitalizimit të kapaciteteve, si nxitje shtesë për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve të Çairit në aktivitete sportive, Osmani paralajmëroi edhe “Bursa për sportistë të rinj dhe të talentuar”, kategorizim të sporteve dhe ndihmë financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara të nivelit më të lartë: ballkanik, evropian dhe botëror.

“Mos harroni që Çairi ka krijuar kampionë botërorë, me të cilët të gjithë krenohemi. Kjo do të thotë se potenciali ekziston, por shoqëria, komuna dhe shteti janë ata që duhet ta nxisin”, theksoi Osmani.

Advertisement
Shqipëri45 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë10 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK