Connect with us

Lajme

Blerim Sejdiu: Pallatica, një zë për zhvillimin në vazhdim

Publikuar

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë me ndjekësit e tij një njoftim mbi projektet e reja që po realizohen në fshatin Pallaticë, duke theksuar përkushtimin e komunës për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Sejdiu shkruan:
“Pallatica, një zë për zhvillimin në vazhdim 🇦🇱❤️
》Salla e sportit 🏀⚽️
》Rrugë tjera të asfaltuara
》Ujësjellësi
dhe shumë projekte në vazhdim për Pallaticën.”
Kryetari ka theksuar se investimet infrastrukturore si ndërtimi i sallës së sportit, asfaltimi i rrugëve dhe përmirësimi i ujësjellësit janë pjesë e planit të përgjithshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë.
Sipas Sejdiut, komuna do të vazhdojë të punojë në projekte të reja që synojnë zhvillimin ekonomik dhe social të të gjitha fshatrave të Zhelinës.

NA NDIQ NË FACEBOOK