Connect with us

Lajme

Blerim Bexheti: Në Svillare u dëshmua fuqia e bashkimit dhe besimit në fitore historike

Publikuar

Në mbrëmjen e sotme, në fshatrat Svillare e Epërme dhe Svillare e Poshtme, u zhvillua një tubim i AKI-së, ku, sipas deputetit Blerim Bexheti, u dëshmua “fuqia e bashkimit dhe besimit në fitore historike”.

Në këtë takim u mirëpritën me entuziazëm dhe respekt të madh përfaqësuesit e subjektit politik, mes të cilëve ishin: kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetari aktual dhe bartësi i listës për këshilltarë Iljas Veseli, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Skender Rexhepi – Zejd, kryesuesi i listës për Qytetin e Shkupit Abdulselam Selami, kandidatja për këshilltare Nezrane Rustemi, si dhe shefi i shtabit komunal Senehat Murtezani. Me prezencën e tij aktivitetin e nderoi edhe Rijad Shaqiri.
Gjatë takimit, Bexheti tha se me qytetarët u bisedua për projektet që do të transformojnë Komunën e Sarajit dhe për vizionin e përbashkët për zhvillim, barazi dhe dinjitet kombëtar.
“Zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm një garë politike, ato janë referendum kombëtar, një thirrje për unitet dhe për të ardhmen që e meritojmë! Energjia e mbrëmjes së sotme e bëri të qartë: fitore e madhe po vjen!”, – theksoi deputeti Bexheti.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK