Lajme
Blerim Bexheti: Fitorja historike po ndjehet në çdo vendbanim të Sarajit

Deputeti i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Blerim Bexheti së bashku me kanidatin për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani, ka zhvilluar një takim me banorët e Arnaqisë së Epërme, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje nga qytetarët.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Bexheti ka theksuar se atmosfera në takim ka qenë “plot energji dhe besim”, ndërsa bashkë me kandidatin për kryetar komune Blerant Ramadani, bartësin e listës Iljas Veseli, shefin e shtabit Senehat Murtezani dhe anëtarë të ekipit komunal, kanë prezantuar vizionin katërvjeçar për zhvillimin e komunës së Sarajit.
“Së bashku me ekipin e AKI-së, u takuam me banorët e Arnaqisë së Epërme për të bashkëbiseduar rreth projekteve dhe vizionit tonë 4-vjeçar për një Saraj më të zhvilluar e më të drejtë dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale. Mbështetja, fjalët e mira dhe pritja e ngrohtë janë dëshmi se fitorja historike po ndjehet në çdo vendbanim të komunës së Sarajit”, ka shkruar Bexheti.
Deputeti ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke shtuar se AKI është e bashkuar për fitore dhe për një Saraj më të mirë.


















