Lajme
Blerant Ramadani viziton Rahoviqin dhe Paniçarin: Infrastruktura e bujqësia prioritet, banorët dhanë besën për fitoren e 19 Tetorit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të komunës dhe liderin e listës për këshilltarë, Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, realizuan vizita në fshatrat Rahoviq dhe Paniçar.
Në postimin e tij, Ramadani vlerësoi mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe që morën nga banorët e këtyre vendbanimeve, duke e parë këtë si një dëshmi të besimit ndaj vizionit të tij politik. Ai gjithashtu theksoi se gjatë bisedave me qytetarët u evidentua nevoja për përmirësime në infrastrukturë dhe një përkrahje më të madhe për zhvillimin e bujqësisë.
















