Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani prezanton projekte konkrete për fshatin Matkë

Publikuar

Kandidati për kryetar komune, Blerant Ramadani, ka prezantuar projekte konkrete për zhvillimin e fshatit Matkë, duke theksuar përkushtimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët lokalë.

Ndër projektet kryesore që Ramadani ka parashikuar për Matkën janë:

Ndërtimi i shkollës fillore — për të siguruar kushte moderne dhe të sigurta për arsimin e fëmijëve. Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore — nga hyrja e fshatit deri te shkolla, për lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë. Asfaltimi i rrugës deri te “Viken Shtepizat” — për të përmirësuar infrastrukturën dhe qasjen në këtë zonë të banuar.

Ramadani theksoi se këto projekte janë vetëm fillimi i një plani më të gjerë zhvillimor që synon ta bëjë Matkën një vend më të përshtatshëm për banorët, me infrastrukturë moderne dhe shërbime më të mira.

NA NDIQ NË FACEBOOK