Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Reçica e Madhe dhe e Vogël, më të bashkuara se kurrë për fitoren e 2 nëntorit

Publikuar

Kryetari aktual dhe kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot vizita në shtabet zgjedhore në Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët dhe aktivistët.

Në një postim publik, Kasami ka falënderuar të gjithë mbështetësit për angazhimin e treguar më 19 tetor, duke theksuar se forca e bashkimit po rritet çdo ditë në prag të 2 nëntorit, ditës që ai e cilësoi si “dita kur Tetova do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës, ndershmërisë dhe vizionit”.

“Falënderim të sinqertë për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që na dha mbështetje të madhe më 19 tetor. Tani Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël janë edhe më të bashkuar edhe më të fortë për më 2 nëntor”, shkroi Kasami në postimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK