Lajme
Bilall Kasami në fshatin Llacë: Ju u përcaktuat për zhvillimin, më 2 nëntor ta përmbyllim fitoren

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur mirënjohjen e tij për banorët e fshatit Llacë, të cilët më 19 tetor votuan për, siç tha ai, “zhvillim dhe dinjitet”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se sot ka vizituar banorët e këtij fshati për t’i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Banorët e fshatit Llacë më 19 tetor u përcaktuan për zhvillim dhe dinjitet, e ne sot dolëm për t’i falënderuar për mbështetjen që na e dhanë. Mirënjohje për çdo votë dhe për çdo familje që qëndroi me vizionin tonë për Tetovën. Rrugëtimi ynë vazhdon dhe më 2 nëntor, bashkë do ta përmbyllim këtë fitore të merituar,” shkruan Kasami.

















