Connect with us

Lajme

Bilall Kasami me banorët e Xhermës: Më 19 tetor, e kemi një detyrë – ta vazhdojmë punën

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorët e fshatit Xhermë, një ndër vendbanimet karakteristike të malësisë së Tetovës. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Albin dhe Besari, bashkëpunëtorë të afërt të Kasamit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari Kasami ka theksuar se bashkëbisedimi me banorët e Xhermës ishte i frytshëm dhe u fokusua në problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti lokal.

“Bashkë me ta biseduam për të arriturat e këtyre katër viteve, për pastrimin e borxheve, për rrugët, pastërtinë dhe për ndryshimin që sot shihet në çdo lagje e fshat të Tetovës,” – ka shkruar Kasami.

Ai po ashtu ka theksuar se janë diskutuar edhe projektet e ardhshme që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të zonës, përmes investimeve në infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.

Në fund të postimit, kryetari i Tetovës u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhjet e 19 tetorit:

“Më 19 tetor, e kemi një detyrë – ta vazhdojmë punën që e nisëm bashkë, ta vazhdojmë rrugën e ndryshimit.”/Zyrtare.net/

Maqedoni48 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK