Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të dytë, Bilall Kasami, ka zhvilluar takime me banorët e Sellcës dhe Vicës, ku ka diskutuar për planet zhvillimore për zonën malore të Tetovës.

“Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin. Mes banorëve të Sellcës dhe Vicës, diskutuam rreth planeve tona për Tetovën, investimet që janë bërë në malësi dhe ato që do të bëhen në katërvjeçarin e ardhshëm,” shkroi Kasami në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se banorët e këtyre fshatrave e vlerësojnë punën e bërë gjatë mandatit të kaluar dhe se nuk lejojnë të keqpërdoren politikisht.

“Sellca dhe Vica zgjedhin zhvillimin dhe dinjitetin, e vlerësojnë punën dhe nuk pranojnë të keqpërdoren. Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Më 2 nëntor vulosim bashkë Fitoren e Madhe!”, përfundoi Kasami.

Takimet e tij në zonat malore të Tetovës janë pjesë e fushatës zgjedhore, përmes së cilës ai synon të sigurojë mbështetjen për një mandat të dytë në krye të komunës.

NA NDIQ NË FACEBOOK